Telegrafi

Mezanin e kënaq fitorja, por jo edhe reparti defensivë

Skuadra e Gjilanit ka reaguar mirë pas humbjes në derbi ndaj Dritës (1-0), teksa në kuadër të javës së tetë ka triumfuar në udhëtim me rezultat bindës 4-1 te Flamurtari.

Për kryetrajnerin Gentjan Mezani kjo fitore është shumë e rëndësishme, ndërkohë që tregon brengat e tij në lidhje me repartin e mbrojtjes te ‘kuqebardhët’

“Ne fituam ndeshjen, por kundërshtari na krijoi shumë. Nuk jam edhe shumë i kënaqur, sidomos me repartin defensivë. Nuk duhet humbur përqendrimi dhe nuk duhet neglizhuar pasi që u ndëshkuam. Kemi disa gjëra akoma për të rregulluar, megjithatë duhet të mbetemi të kënaqur me këtë fitore”, deklaroi Mezani pas ndeshjes.

Tekniku vlonjat goli gjithashtu për ndeshjet e radhës dhe orarin e ngjeshur, teksa thekson faktin se vazhdimisht kërkon nga skuadra që të shohin nga ndeshjet e radhës.

“Kemi një orar të ngjeshur para vetës dhe ne duhet ti përshtatemi. Futbollistëve u kërkoj gjithmonë që të shikojnë para për ndeshjen e radhës, sepse ky është mentaliteti im”.

“Kemi marrë sot një tre pikësh dhe qysh tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Mezani.

Gjilani tashmë renditet i pesti me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/