Telegrafi

Mezani thotë se Gjilani shpërdoroi shumë raste përballë Arbërisë

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani

Gjilani është mposhtur 1-0 në javën e 14-të të Superligës së Kosovës në përballjen ndaj Arbërisë.

Gentjan Mezani është deklaruar për humbjen e dytë në këtë edicion, duke thënë se ata kanë shpërdoruar shumë raste.

“E patëm mundësinë tonë në pjesën e parë. Po të kishim shënuar gjërat do ishin më të lehta në pjesën e dytë”, ka thënë strategu i Gjilanit për ‘ArtSport’.

Lexo po ashtu Arbëria arkëton pikë të plota ndaj Gjilanit

“Por, nuk duhet të qajmë, por duhet të shohim në vetën tonë, përse nuk mund të krijojmë dhe nuk mund të realizojmë”.

“Ekipi kundërshtar tregoi më shumë dëshirë se ne për ta fituar këtë ndeshje. Këto janë ndeshje që duhet më tepër motivim, nuk i kam motivuar sa duhet, prandaj është ky rezultat”.

“Nuk na lejohet të humbasim në këtë mënyrë. Kjo humbje nuk falet për shumë arsye”, ka përfunduar Mezani.

Pas 14 javësh, Gjilani është në vendin e tretë me 23 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Ballkani që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/