Telegrafi

Mezani thotë se Gjilani meritoi më shumë ndaj Llapit

Gjilani pësoi humbje 2-1 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Gentian Mezani ka thënë se ata merituan më shumë ndaj skuadrës nga Podujeva.

“Më vjen keq për humbjen sepse çunat sakrifikuan në pjesën e dytë”, ka thënë pas ndeshjes strategu i Gjilanit për ArtSport.

Lexo po ashtu Llapi fiton derbin ndaj Gjilanit - lider në Superligë

“Humbëm një ndeshje, jo për meritë të kundërshtarit, por prej gabimeve tona individuale. Neve na duhet punë për t’u përmirësuar”.

“Nuk arritëm të marrim rezultat të mirë në një ndeshje të tillë. Është mëkat, por ky është futbolli. Bëmë ndeshje të mirë, por u mundëm nga një skuadër që është pretendente për titull me lojtarë cilësorë”.

“Ne kemi lojtarë të mirë që kanë cilësi të mira teknike dhe me karakter mjaftë të mirë. Kështu që, sot humbëm tri pikë”, është shprehur më tej Mezani. /Telegrafi/