Telegrafi

Mezani thotë se Drita edhe pse fitoi nuk tregoi asgjë ndaj Gjilanit

Gentjan Mezani është deklaruar pas humbjes që pësoi Gjilani ndaj Dritës në javën e shtatë në Ipko Superligën e Kosovës me rezultat minimal 0-1.

‘Intelektualët’ e fituan derbin kryesor të kësaj jave në ligën kosovare, derisa trajneri i gjilanasve ka thënë se ata nuk kishin një paraqitje të mirë.

Mezani më tej ka deklaruar se lojtarët kishin një lloj frike në vete dhe nuk arritën ta merrnin topin nën kontroll.

Lexo po ashtu Derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës vendoset me një gol, triumfojnë Intelektualët

Në anën tjetër, trajneri i Gjilanit ka thënë se Drita e shënoi golin e fitores me një goditje në portë dhe se nuk ofroi asgjë në këtë përballje.

Tekniku vlonjat potencoi gjithashtu se në ndeshjet e radhës do të bëj ndryshime në skuadër për të kërkuar që ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/