Site icon Telegrafi

Mezani i kënaqur me pikën e fituar ndaj Prishtinës

Genjtan Mezani, trajner i SC Gjilanit

Përkundër vështirësive si brenda, ashtu edhe jashtë fushës, Gjilani ia doli të nxirrte një barazim të artë ndaj Prishtinës qysh në ndeshjen e tyre të parë.

Skuadra gjilanase e emëroi para pak ditësh Gentjan Mezanin në rolin e trajnerit, ndërsa ndaj bardhëeklatërve barazuan pa gola.

Pas ndeshjes, strategu i Gjilanit është ndarë i kënaqur me këtë barazim.

Lexo po ashtu Debatik Curri i zhgënjyer me barazimin e Prishtinës ndaj Gjilanit

“Jam i nderuar që jam pjesë e Superligës. Më ka munguar vitet e fundit. Kam pasur rezultate të mira këtu në Gjilan. Falënderoj kryesinë që besoi tek mua përsëri”, ka deklaruar fillimisht Mezani për ArtSport.

“Sot jo vetëm Blaca, por të gjithë kanë bërë paraqitje të mirë. Disa prej tyre kanë luajtur për herë të parë në Superligë dhe kanë pasur emocione”.

“Unë mendoj se kemi një kryesi dhe tifozë që kanë besuar tek unë për një projekt të ri. Kemi nevojë në disa pozicione eksperienca”.

“Mendoj që çdo skuadër do t’ia bëj kundërshtarit të vështirë ndeshjen”, ka potencuar më tej trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version