Gjilani ka arritur ta sigurojë së paku edhe për një vit Superligën e Kosovës, pasi në ndeshjen e barazhit ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Besës së Pejës.
Trajneri nga Vlora që mori drejtimin e klubit gjilanas në pjesën e fundit të sezonit, arriti që ta shpëtoj klubin bardhekuq.
Mezani ka thënë se është një arritje e madhe mbetja në elitë, por që nuk është dashur të vinin deri në këtë takim.
“Është arritje e madhe, sepse duhej më herët ta kryenim punën dhe jo të vinim në këtë ndeshje”.
“Komplimente edhe Besës që na vuri në vështirësi. Gjërat nuk duhej të vinin këtu. Rezultati 1:0 është i rrezikshëm, sepse kundërshtari kërkon të sulmojë”,tha Mezani.
Tutje trajneri nga Shqipëria ka folur edhe për dy vëllezërit Rezak, që për një kohë i munguan Gjilanit.
“Ata kanë ndihmuar shumë skuadrën. Po ti kishim në fillim nuk do të vinim këtu”, përfundoi Mezani. /Telegrafi/