Telegrafi

Mezani: Fitore e rëndësishme e Gjilanit në çastin e duhur

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilani siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull në Superligën e Kosovës në futboll duke triumfuar në udhëtim te Ferizaj.

Trajneri Gentjan Mezani është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur duke qenë i vetëdijshëm se ekipi i tij nuk duhet të gabojë në këtë pjesë të sezonit.

Gjatë bisedës për mikrofonat e SuperSport, ai theksoi se fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe ka ardhur në një moment të duhur.

Lexo po ashtu Ferizaj nuk këndellet, pëson humbje në shtëpi nga Gjilani

Strategu ka thënë se për titullin e Kosovës luftojnë disa skuadra, madje nuk i ka përjashtuar as Feronikelin dhe Llapin.

Sipas Mezanit, gabimet në këtë fazë janë të pafalshme dhe në rast se ndodhin e lënë skuadrën prapa rivalëve.

Gjilani është në vend të katërt në tabelë me katër pikë më pak se lideri Drita, ndërsa në xhiron e ardhshme është nikoqir i Vushtrrisë. /Telegrafi/