Gjilani siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull në Superligën e Kosovës në futboll duke triumfuar në udhëtim te Ferizaj.
Trajneri Gentjan Mezani është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur duke qenë i vetëdijshëm se ekipi i tij nuk duhet të gabojë në këtë pjesë të sezonit.
Gjatë bisedës për mikrofonat e SuperSport, ai theksoi se fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe ka ardhur në një moment të duhur.
Strategu ka thënë se për titullin e Kosovës luftojnë disa skuadra, madje nuk i ka përjashtuar as Feronikelin dhe Llapin.
Sipas Mezanit, gabimet në këtë fazë janë të pafalshme dhe në rast se ndodhin e lënë skuadrën prapa rivalëve.
Gjilani është në vend të katërt në tabelë me katër pikë më pak se lideri Drita, ndërsa në xhiron e ardhshme është nikoqir i Vushtrrisë. /Telegrafi/