Gjilani është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0.
Goli i Kushtrim Shabanit në pjesën e dytë ka qenë vendimtar që skuadra bardhekuqe t’i ndalte pikët e plota në shtëpi.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka thënë pas ndeshjes se ka qenë një fitore shumë e vështirë dhe ashtu e kishte parashikuar edhe para ndeshjes.
“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishim pak hapësira, ashtu ndodhi në të dyja pjesët. Kanë sakrifikuar disa lojtarë sepse ka nisur të shfaqet ajo lodhja shkaku i moskryerjes së fazës përgatitore”.
“Padiskutim, ata janë për t’u falënderuar. Kemi marrë trepikësh shumë të mirë me një skuadër që i ka vënë të gjitha skuadrat në vështirësi. U munduam të luanim përtokë dhe doli më mirë. Sidoqoftë, do të doja që të kishim shënuar më shumë gola jo vetëm një”, deklaroi Mezani.
Me këtë fitore Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 11 pikë. /Telegrafi/