Në një intervistë për ”Veçernje Novosti”, ish-drejtori i CIA-s, Steven Meyer, ka deklaruar se në Ballkan do të ketë ndryshim të kufinjve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se do të ketë ndryshime kufijsh të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë, ndërkaq më kritike është Maqedonia, për shkak se ka përplasje shqiptaro-maqedonase, por edhe përplasje ndërmjet maqedonasve.
Meyer thekson se do të mbijetojë Republika Serbe, por në ndonjë formë tjetër, ndërkaq shton se nuk ka ndërruar aspak politika amerikane ndaj Kosovës./Telegrafi/