Telegrafi

Mexhiti-Kurtit: Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka urur mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Fillon takimi Mickoski-Kurti

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona🇲🇰🇽🇰, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.

Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!” shkruan Mexhiti.

Kurti sot është në takim zyrtar në Qeverinë e Maqedonisë ku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski. Kjo është vizita e parë e Kurtit në Maqedoni me përbërjen e re të qeverisë. /Telegrafi/