Site icon Telegrafi

Mexhiti: Bujar Osmani kërkon qeveri shpëtimi për të dhe BDI-në, ne jemi të interesuar për integrim në BE

Në konferencën për media, liderët e VLEN-it, u pyetën nëse ata do të kishin hyrë në qeveri shpëtimi, të cilën e ka paralajmëruar kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se dallimi mes tyre dhe Osmani është se ata janë thellësisht dhe sinqerisht të interesuar për ndryshime kushtetuese dhe për integrime evropiane.

Mexhiti, shtoi se kur Bujar Osmani, flet për qeveri të zgjeruar dhe për opsione tjera, ai e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve.

“Kërkon një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe për BDI-në dhe jo qeveri shpëtimi për qytetarët dhe për integrimin e vendit. Ato vazhdimisht kanë folur për integrimet evropiane në këto katër vite, për ndryshimet kushtetuese, për 80 deputetë në parlament, dhe gajlen e kanë patur se si t’i kenë 61 deputetë, dhe të vazhdojnë me aferat korruptive, ndërhyrjen në gjyqësi dhe prandaj listat e zeza dhe reagimet e ambasadorëve evropian janë për këto figura”, deklaroi Mexhiti.

Exit mobile version