Telegrafi

Mexhiti: 25 mijë vota të Rekës i përkasin BDI-së

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se nga 80 mijë vota që mori në total kandidati për president i opozitës shqiptare në të vërtet janë votat e BDI-së.

Mexhiti theksoi se në që në raundin e dytë këto vota do të shkojnë për kandidatin e tyre, Stevo Pendarovski.

“Rezultati total, edhe në këto 80 mijë vota, të Blerim Rekës, ka dikund 5 mijë vota të maqedonasve, ka dikund 25 mijë vota të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ju nuk mund të thirrni në votat e Rekës. Keni vota edhe nga anëtarët e LSDM-së që janë në Haraçinë që në raundin e parë kanë votuar për Rekën dhe në raundin e Dytë ato vota do rikthehen aty ku duhen, te Pendarovski”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet komunale në Dibër ku fitore arriti kandidati i tyre Hekuran Duka, ndërsa theksoi se kandidati i Aleancës për Shqiptarët Arben Agolli, ka fituar vetëm në një fshat ku sipas tij, dominon OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/