Site icon Telegrafi

Mevlani shprehet i frikësuar nga nominimi: S`di pse kam një parandjenjë se nesër iki unë

Mevlani është në mesin e shtatë banorëve të nominuar, këtë javë.

Gjatë një bisede e sipër me Rezin, ai tha se ka një ndjesi që do të dalë nga shtëpia të premten.

“S`di pse kam një parandjenjë se nesër iki unë”, shprehet Mevlani.

Këtë javë, të nominuar janë Gresa, Rezarti, Vullneti, Besforti, Aria, Xheneta dhe Mevlani.

Nominimi i kësaj jave, nisi me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, kështu banori më pak i votuar do të dalë nga shtëpia.

Big Brother VIP Kosova 3 nisi të premten, dhe prej tani kanë filluar dinamikat brenda garës. /Telegrafi/

Exit mobile version