Site icon Telegrafi

Mevlan Shaba rrëfen periudhën e rëndë me depresionin: Kisha humbur edhe shpresat për jetë

Foto: Screenshot/YouTube

Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.

Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të.

Konkurrenti thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mevlan Shaba

“Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, shtoi mes tjerash Shaba.

Mevlani ka qenë i njohur për disa lidhje dashurie me emra të njohur të shoubizit. /Telegrafi/

Exit mobile version