Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thomas Meunier, ka folur për kalimin e tij te klubi francez nga Club Brugge.
Belgu me këtë rast ka zbuluar edhe klubet që ka refuzuar për t’u bashkuar me kampionët e Ligue 1.
“Borussia Dortmund, Interi e Napoli kishin lëvizur në këtë drejtim, por PSG kishte kërkuar informacion te Brugge”.
“Ndryshimi i trajnerit dhe Euro 2018 ndikuan në këtë transferim. E them këtë pasi para ndeshjes ndaj Irlandës ishin të gatshme katër klube për të më blerë”, ka thënë La Derniere Heure. /Telegrafi/