Telegrafi

Meunier: Nuk i kuptoj lajmet që më dërgojnë te Interi dhe Tottenhami

Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thomas Meunier, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin, duke thënë se lajmet që e lidhin atë me Interin dhe Tottenhamin janë çmenduri.  

Kontrata e belgut me klubin nga kryeqyteti francez do të skadojë në fund të sezonit, por ai e ka bërë të qartë se ku e sheh të ardhmen e tij.

Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur dhe Inter kanë qenë klube që kanë qenë të lidhur me lojtarin.

“Gjithçka që po qarkullon mbi mua në mediat sociale në lidhje me Dortmundin, nuk e kuptoj. Kam parë kaq shumë artikuj që më lidhin me Tottenham dhe Inter gjithashtu. Unë nuk e kuptoj këtë mani”.

“Qëllimi im kryesor është gjithmonë të qëndroj në Paris, por për momentin është goxha qetë”.

 

Këtë sezon Meunier ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/