Telegrafi

Metodë tjetër për parandalimin e coronavirusit – India detyron banorët bartjen e ombrellave në ambiente të jashtme

Gjatë fundjavës një qytet në Indi, ia bëri të detyrueshme banorëve bartjen e ombrellave në ambiente të jashtme, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky projekt u prezantua nga Ministri i Financave të shtetit të Keralas, Thomas Isaac, për të ndihmuar banorët e Alappuzhas të praktikojnë distancimin shoqëror.

Bëhet e ditur se qeveria lokale në këtë qytet do të shpërndajë të paktën 10 mijë ombrella për banorët e saj.

“Për të zbatuar distancën fizike, sipas vendimit të gjithë duhet të mbajnë ombrellë kur të dalin nga shtëpitë. Dy ombrellat e hapura, duke mos prekur njëra-tjetrën, do të sigurojnë distancën minimale prej një metër nga tjetri”, shkroi Isaac në Twitter./Telegrafi/