Të gjithë jemi përballur me situata të pakëndshme kur bora ka mbuluar veturat tonat, dhe pothuajse gjithçka është ngrirë.
Por, ajo çfarë më së shumti u shkakton probleme shoferëve, janë dritaret që mbulohen nga akulli dhe nevojiten disa minuta që ato të shkrihen, e kjo kërkon durim dhe përkushtim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë nëse jeni duke u ngutur në ndonjë takim, atëherë kjo nuk është ndonjë zgjidhje e përkryer, dhe për këtë ju sjellim më poshtë një video e cila mund t’ju ndihmojë në raste të tilla.
E gjitha çfarë ju duhet është një qese e najlonit e mbushur me ujë të ngrohtë të cilën duhet ta vëni sipër dritareve, dhe për pak sekonda fillojnë të shkrihen dhe të pastrohet i tëri akull që është ngjitur.
Këtë metodë praktike dhe shumë të lehtë e ka zbuluar Daniel Harris, që jeton në Britani të Madhe dhe që videon e ka shpërndarë në Facebook, ku deri më tani ka marrë mbi dy milionë shikime. /Telegrafi/