Kina përdor një varg metodash për të ndikuar në shtetet tjera, kryesisht duke përfituar nga dobësitë e tyre institucionale.
Këto masa mund të dëmtojnë qeverisjen e mirë, transparencën dhe sundimin e ligjit, duke iu dhënë hapësirë elitave politike që të mbesin në pushtet më shumë sesa duhet, dhe të kthejnë sistemin në anën e përfitimeve të tyre, shkruan REL.
Në Taxhikistan dhe Uzbekistan, gjiganti teknologjik kinez, Huawei, ka instaluar rreth njëmijë kamera për të vëzhguar ngjarjet e zhvilluara në hapësira publike sipas ‘Marrëveshjes për Qytet të Lirë’.
Në masin e shteteve që ka investuar me këtë teknologji është edhe Serbia.
Në disa shtete, diplomatët kinezë kanë publikuar editoriale mashtruese që shtyjnë përpara narrativën pro-Kinës.
Dhe në vendet fqinjë që diplomatët kinezë janë duke e bërë këtë është edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, po ashtu.
Po ashtu Kina u ofron shteteve më të dobëta financiarisht fonde, të cilat krijojnë varësi nga ajo.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndër vendet fqinjë që kanë përfituar më së shumti nga Kina. /Telegrafi/