Site icon Telegrafi

Metoda super e thjeshtë për t’i tharë rrobat gjatë dimrit për 15 minuta

Një grua ka ndarë në TikTok një metodë shumë efikase për t’i tharë rrobat për 15 minuta.

Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, rrobat tona thahen më ngadalë se zakonisht, madje kur i varim edhe në ambientet e brendshme, transmeton Telegrafi.

Por, sipas një vlogereje, ekziston një opsion tjetër të cilin mund ta shfrytëzoni për të tharë rrobat tuaja më shpejt.

Lexo po ashtu Temperaturat e ulëta - "opsioni i fshehur" në makinën larëse që i than rrobat më shpejt

Kjo metodë mund të jetë për ju mjaft efikase sidomos kur jeni me nxitim dhe ju duhet një procedurë e shpejtë për t’i tharë veshjet tuaja të preferuara.

@tee_diaz01 Have you ever needed to wash an outfit fast but had no time to run to the laundry mat? Here’s how you can dry your clothes fast. #dryingclothes #diydryer #DIY #FYP #hairdryerhack #hacksandtips ♬ original sound – Tee????

Krejt çfarë duhet të bëni është që fillimisht të përdorni një teknikë shumë të vjetër për ta hequr ujin e tepërt nga rrobat duke “i rrahur” ato.

Më pas, vlogerja këshillon të merrni një shportë normale të rrobave (me vrima) dhe në të varni rrobat tuaja.

Pasi ta keni bërë këtë mbështillni rrobat e varura me një qese të madhe, por leni një hapësirë boshe në krye.

Pastaj, merrni një tharëse flokësh dhe përmes hapësirës boshe mbusheni qesen brenda me ajër të nxehtë për 15 minuta.

Vlogerja pretendon se kjo metodë është e mjaftueshme për t’u siguruar që rrobat brenda të thahen plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version