Telegrafi

Metoda e thjeshtë e pastrimit që agjentët e pasurive të paluajtshme përdorin për t’i bërë dyshemetë prej druri të duken krejt të reja

Ne të gjithë duam që shtëpitë tona të duken dhe të ndjehen të freskëta.

Pavarësisht nëse jeni duke argëtuar mysafirë ose duke u përpjekur të shisni shtëpinë tuaj, nuk është kurrë e dëmshme t’i dhuroni pak dashuri shtesë përpara se të mirëpritni njerëzit.

Një grua, e cila shkon me emrin @MrsMessyTikTok në mediat sociale, tha se ajo mësoi një metodë shumë të dobishëm në shtëpi nga shoqja e saj agjente e pasurive të paluajtshme – dhe ndoshta do të dëshironi ta kopjoni pasi të shihni rezultatet.

Një TikTok, i cili mori mbi 4.4 milionë shikime, gruaja tha: “Shoqja ime është një agjente e pasurive të paluajtshme dhe më tha një sekret”.

Lexo po ashtu Katër gabimet e zakonshme që bëni gjatë fshirjes së pluhurit

Sekreti përfshin se si ta bëni hapësirën tuaj të duket më tërheqëse për të huajt.

“Kur agjentët e pasurive të paluajtshme përpiqen të shesin shtëpinë tuaj, ata e bëjnë këtë truk me dysheme të petëzuar dhe druri për t’i bërë ato pa gërvishtje dhe duken të reja”.

Hapi i parë, zbuloi ajo, është të pastroni dyshemetë siç do të bënit zakonisht.

Më pas, ajo lau dyshemetë me pastrues dyshemesh dhe filloi ta përhapte përreth me një leckë.

Lexo po ashtu Gjërat duhet t'i pastroni përpara se të ftoni mysafirë

Këtë hap ajo e bëri dy herë, pasi dy shtresa e bëjnë zgjidhjen edhe më të fortë.

@mrsmessytiktok

#trick #cleantok #cleaningtiktok #tricksforyou #fyp #lifehack #cleantok

♬ Creepy, scary, horror, synth, tension – Sound Production Gin

Pasi priti 30 minuta, ajo zbuloi rezultatet mahnitëse. /Telegrafi/