Tharja e rrobave dhe e çarçafëve në muajt e ftohtë të dimrit mund të jetë mjaft e vështirë për të gjithë dhe mjaft e lodhshme.
Por, në rast se e keni për ngut dhe dëshironi të përshpejtoni këtë proces, atëherë kjo metodë është për ju, transmeton Telegrafi.
Truku efikas u publikua në TikTok nga përdoruesi @jay79420 dhe përdori një mjet të thjeshtë që shumë prej nesh mund ta kemi në shtëpi.
Krejt çka duhet të bëni është të varni çarçafët në formë rrethore dhe më pas të vendosni një ventilator me nxehtësi për të larguar lagështinë. /Telegrafi/