Telegrafi

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Një influencuese i ka treguar përdoruesve të rrjeteve sociale sekretin e suksesit, që ajo thotë se e ka në mirëmbajtjen e dhomës së gjumit.

Në një video të postuar në TikTok nga Ashley Paige, biondja shihet sesi përdor një metodë të pazakontë por shumë efektive për vendosjen e çarçafit në jorgan.

Ajo këtë gjë e arrin pa patur nevojë ta hapë tërë jorganin apo edhe çarçafin, duke e palosur, transmeton Telegrafi.

Paige e cila ka afro 380 mijë ndjekës në TIkTiok, ka marrë më shumë se gjysmë milioni shikime me publikimin e kësaj videoje.

Madje është komplimentuar për idenë që ndjekësit e saj thonë se u ka ndihmuar ta mirëmbajnë shtratin. /Telegrafi/

@ashley.paiige could do this method in my sleep 🤎😉 #duvetcover #duvetcoverhack #duvetcovers #duvetcoverchange #beigehome #neutralhomedecor #neutralhomeaesthetic #neutralhomes #neutralhomestyle #beigehomedecor #linensheets #linenduvet #comforter #comforterset #cleanroom #cleangirlaesthetic #cleangirl #cleangirlaesthetics #foryou #LifeHack #timesavingtips #timesavinghacks #CleanTok #cleaningtok ♬ original sound – ashley paige