Të jesh një roje nderi i forcave ajrore në SHBA, kërkon një disiplinë të fortë dhe ruajtjen e seriozitetit në çdo moment.
Madje, edhe kur situatat mund të jenë tejet qesharake.
Për këtë arsye, instruktorët përdorin metoda nga më të ndryshmet për të testuar rekrutët e rinj.
Një nga këto, është edhe përdorimi i pulës prej gome, e cila lëshon tinguj qesharakë, por rekrutëve nuk iu lejohet të humbasin seriozitetin, transmeton tema.
Nëse nuk ia dalin dot, ata e dinë se çfarë ndëshkimi duhet të paguajnë.