Site icon Telegrafi

Metoda e pazakontë e babait nga Malta, me këndim e vë në gjumë djalin dyjavësh (Video)

Një baba ka zbuluar një metodë të pazakontë për ta qetësuar djalin e tij dyjavësh i cili vazhdimisht qante. Ai në fakt këndon dhe zëri i tij e bën vogëlushin të qetësohet.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur foshnja qante vazhdimisht, dhe në momentin që babai i tij fillon të këndojë – ai ndalet, transmeton Telegrafi.

Ky baba nga Malta thotë se kjo “metodë” i funksionon gjithmonë sa herë që djali i tij nuk ndalet duke qarë, dhe këshillon të gjithë baballarët që të praktikojnë këshillat që ua jep ai.

Pamjet e këtij burri janë bërë virale në internet, kur të gjitha gratë do të dëshironin që partnerët e tyre ta kenë këtë aftësi dhe t’ju ndihmojnë me fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version