Telegrafi

Metoda e pasagjeres së aeroplanit për ta kthyer ulësen në një shtrat, është bërë hit në internet

Shtretërit e shtrirë plotësisht janë diçka që shumica prej nesh mund ta ëndërrojmë në fluturime të gjata.

Por një pasagjere këtë gjë e ka bërë “realitet”, edhe pse ka marrë shumë komente negative nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të ngarkuar në Instagram, e cila tregon një grua të shtrirë nëpër një rresht bosh vendesh, ndërsa dukej se përpiqet të bëjë një sy gjumë në udhëtimin e saj.

Ajo është filmuar nga një udhëtar i ulur aty afër, derisa një burrë tjetër mund të dëgjohet duke qeshur.

Dhe gjithsesi nuk kanë munguar as komentet.

“Blerja e një bilete nuk ju jep të drejtë të bëni gjithçka që dëshironi në një aeroplan”, ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/