Tyson Fury ka bërë një deklaratë të pazakontë duke thënë se masturbon shtatë herë në ditë në përpjekje për t’u përgatitur që ta mposhtë Deontay Wilderin në rimeçin e këtij viti.
Gypsy King do të përballet me kampionin e WBC-së në Las Vegas më 22 shkurt, pasi dueli i parë (në dhjetor 2018) ndërmjet tyre ishte mbyllur baras.
Britaniku ka thënë se është duke qëndruar shumë kohë jashtë ringut në përpjekje për t’i ngritur nivelet e testosteronit.
“Nëse është diçka që do të më japë avantazh, do ta provoj. Pse jo!”, ka thënë Fury, ndërsa kur është pyetur se çfarë metodash po përdor, ka thënë: “Po masturboj shtatë herë në ditë!”.
“Shtatë herë. Që të prodhoj më shumë testosteron… Duhet të jem aktiv. Të pompoj testosteron për këtë duel. Nuk dua që të ulet niveli”, ka theksuar ish-kampioni i unifikuar. /Telegrafi/