Telegrafi

Meti dhe Shemi nga “Ilirët” sjellin këngën e re ‘Ushtria e Kosovës’ (Video)

Këngëtarët Meti dhe Shemi nga grupi i njohur “Ilirët”, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ushtria e Kosovës” titullohet kënga e tyre më e re me motive patriotike, e cila i ka bërë për herë të parë bashkë në një duet dy artistët.

Muzika është punuar nga producenti Don Arbas, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Roy.

Videoklipi i këngës, i cili i është besuar M Production, ka sjell skena nga qyteti i Krujës, të ndërthurura me shumë elemente patriotike.

Ndonëse Kosova ende s’ka ushtri, duket se përmes këngëve, Meti dhe Shemi kanë arritur të shprehin dëshirën e madhe për formimin e ushtrisë kosovare. /Telegrafi/