Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdon të jetë një nga formatet më të ndjekura televizive.
Situatat mes konkurrentëve të rinj nuk shpëtojnë pa u komentuar në rrjete sociale, ndonëse shpesh bëjnë edhe deklarata.
Mbrëmë (e hënë) pas spektaklit vazhdoi një bisedë në dhomën e gjumit mes Edona James e Meti Alshiqit.
Teksa po flisnin për fituesin e këtij edicioni, gazetari i njohur në një moment tha se nëse do të fitonte do t’ia jepte 100 mijë euro Edonës.
“Që fitoj unë, 100 mijë euro i ke”, u shpreh ai.
Më pas, ai ndryshoi mendje pasi Edona u mundua t’ia shpjegonte se sa para kesh do të merrte në Kosovë në rast se fiton.
“Shaka po bëj se unë nuk e mendoj çmimin”, vazhdoi Meti.
Prime i dytë i këtij edicioni u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe pati reagime të shumta pozitive. /Telegrafi/