Meti Alshiqi gjatë ditës së sotme (e martë) ka bërë një bisedë në oborr me Albën dhe Vesa Vllasaliun.
Ai në një moment po fliste për veten e tij, duke thënë se i menaxhon situatat shumë mirë.
“Unë jam tërë kohën në aksion, di me menaxhu, di me qenë i qetë, asnjëherë deri sot nuk kam dal jashtë vetes”, është shprehur prezantuesi shqiptar.
Meti më tej iu drejtua Albës: “Asnjë nga këta nuk mundet me më bo me dal jashtë vetes”.
Meti ndryshe kohëve të fundit ka qenë më i zhurmshëm si dhe është përfshirë në disa debate.
Ai pati një bisedë të ashpër me Edona James pasi u shpall e preferuara e publikut.
I njëjti është në nominim së bashku me Blerandon, Brikendën, Shqipen, Ledin e Yllin. /Telegrafi/