Banorët shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, vazhdimisht po komentohet për situatat që po krijojnë brenda shtëpisë.
Së fundmi, ata kanë qenë në oborr duke kërcyer dhe u dëfryer me njëri-tjetrin, teksa në një moment Meti ka filluar të vallëzojë.
Ai ka bërë “twerk” para banorëve të tjerë, duke i bërë kështu ata që të qeshin me lëvizjet e tij.
Meti ka filluar të jetë një prej banorëve më të komentuar për energjinë e tij brenda në shtëpi.
Ai është një nga banorët e nominuar këtë javë dhe rrezikon të dalë nga shtëpia nëse nuk merr votat e duhura nga publiku.
Krahas tij, të nominuar këtë javë janë edhe: Linda Halimi, Ylli Dërvishi, Santiana Maloku, Ledi Vokshi, Gani Gërmia dhe Monika Salihu. /Telegrafi/