Telegrafi

Meteorologu telefonon fëmijët e tij gjatë transmetimit për t’i paralajmëruar për një tornado që po shkonte drejt shtëpisë së tyre

Një meteorolog me qendër në D.C. i thirri fëmijët e tij në mes të një transmetimi të drejtpërdrejt për t’i paralajmëruar ata për një tornado që po vinte dhe ishte drejtuar drejt shtëpisë së tyre në Maryland.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Doug Kammerer i NBC Washington po e gjurmonte stuhinë aq afër të enjten, saqë e kuptoi se ajo po drejtohej për në shtëpinë e tij në Chevy Chase, ai nxori telefonin dhe u telefonoi fëmijëve menjëherë.

“Në fakt, unë po e ndjek këtë nga afër tani, kjo do të shkojë pikërisht mbi shtëpinë time”, thotë ai.

Në një moment babai i dy fëmijëve e mban telefonin në vesh dhe thotë: “Kent, je aty? Dua që të zbresësh në bodrum. Ne morëm një paralajmërim për tornado. Unë dua të sigurohem që ti dhe Cally të zbrisni poshtë sa më shpejt që të jetë e mundur”. /Telegrafi/