Site icon Telegrafi

Meteori lëviz me shpejtësi prej 67.000 km/h mbi Vermont, para se të shpërthej në ajër me një forcë pre 200 kilogramëve TNT

Një meteor që udhëtonte me shpejtësi prej 67.000 kilometra në orë mbi ndërtesat e New England gjatë fundjavës së kaluar, ka shpërthyer në ajër me një forcë shpërthyese prej 200 kilogramëve TNT.

Sipas postimit në Facebook nga NASA Meteor Watch, dëshmitarët e kishin vërejtur topin e zjarrtë duke fluturuar në verilindje të SHBA-ve – përkatësisht në Vermont, transmeton Telegrafi.

Besohet se meteori ka fluturuar rreth 33 milje mbi Mount Mansfield para se të shpërthen në qiell mbi plazhin Hill të Newport.

Sipas ekspertëve, objekti “sipas gjitha gjasave ishte një fragment i një asteroidi”, që shkaktoi presion të madh në pjesën e pasme të objektit. /Telegrafi/

Exit mobile version