Një meteor ka fluturuar mbi Statujën e Lirisë pas se të shpërthente në ajër në 30 milje mbi Manhattan, e ajo çfarë e bën këtë rast të veçantë sipas NASA-s është se u pa në mes të ditës.
Meteori kaloi mbi atmosferën e tok dhe u pa mbi New York, dhe kjo shfaqje e tij përputhet me deklaratat e dëshmitarëve që thonë se panë një dritë në qiell, transmeton Telegrafi.
Dhjetëra banorë në New York dhe New Jersey e Connecticut, ishin dëshmitarë të një “topi të zjarrtë” që shpërtheu në qiell.
Ky meteor u pa duke fluturuar për rreth 30 sekonda, para se të shpërthente dhe të shpërbëhej në copëza të vogla.
Shpejtësia me të cilën lëvizi ky meteor, sipas ekspertëve të NASA-s ishte 34 mijë milje në orë – duke bërë që të shpërthej dhe të zhduket plotësisht. /Telegrafi/
NASA: Meteor disintegrates over Midtown Manhattan after the fireball spotted in New York, New Jersey, Connecticut, Maryland, Delaware & Pennsylvania. #nbc4ny @NBCNewYork #meteor #fireball https://t.co/F5in6KxOJo pic.twitter.com/maL60mmiLW
— Jesse Hamilton (@JesseJHamilton) July 16, 2024