Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka një karrierë mjaft të gjatë në skenë. Edhe pse vitet kalojnë ajo po vazhdon të qëndrojë ende në formë dhe është mjaft e kërkuar për të kënduar nëpër koncerte në Shqipëri dhe Kosovë.
Irma është përdoruese e rregullt edhe e rrjeteve sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë interesante në Instagram, një kolazh që tregonte Irmën kur ishte pesë vjeç, dhe tani që është 55 vjeçe.
Ajo e ka quajtur këtë “Metamorfoza”, pasi vërtet ka një ndryshim të madh që atëherë, por më e çuditshmja është se ajo nuk e ka ndërruar fare stilin e flokëve. Ajo i mbanë flokët në të njëjtën mënyrë sikur atëherë para 50 viteve./Telegrafi/