Site icon Telegrafi

Meta vizitoi familjen Rugova: Urtësia e largpamësia e Rugovës na duhen edhe sot

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta,  ishte për vizitë tek familja e ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në 12-vjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës.

Meta përmes një shkrimi tha se urtësia e largpamësia e Rugovës janë të nevojshme edhe në ditët e sotme, përderisa veprimtarinë e Ibrahim Rugovës e vlerësoi si të pavdekshme.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar Meta në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version