Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Meta në një postim në rrjetin social Facebook falënderon për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ai thekson se sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, shkruan Meta. /Telegrafi/