Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Meta ka njoftuar se ka uruar Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.
“Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin”, ka shkruar Meta, përcjell Telegrafi.
Shkrimi i plotë i Metës
Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. /Telegrafi/