Site icon Telegrafi

Meta takohet me Berishën në selinë e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar sot për rreth një orë në selinë e PD-së në Tiranë.

Takimi vjen dy javë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar prej tyre më 6 dhjetor, ditë që përkon me mbajtjen në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, si edhe para votimeve të primareve për kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit është kritikuar jo pak nga mazhoranca, që e kanë cilësuar mbajtjen e protestës në këtë datë si “turp” dhe një veprim kundër BE-së.

Por sipas Berishës, protesta nuk zhvillohet kundër BE-së, por kundër qeverisjes së Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se protesta ka për qëllim që t’i tregojë Evropës se kjo qeveri është e korruptuar.

Në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet për kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë. /Telegrafi/

Exit mobile version