Telegrafi

Meta prezanton produkte të reja me Inteligjencë Artificiale përfshirë asistenin Meta AI, me të cilin mund të ndërveproni me të sikurse me një person

Meta prezantoi të mërkurën një mori produktesh të reja me Inteligjencë Artificiale.

Një ndër këto produkte është Meta AI që sipas kompanisë është një asistent i ri që mund të ndërveproni sikurse me një person dhe do të jetë i disponueshëm në WhatsApp, Messenger, Instagram dhe së shpejti në syzet inteligjente Ray-Ban Meta-s dhe Quest 3.

Në bisedat e bazuara në tekst, MetaAI ka akses në informacionin në kohë reale përmes partneritetit që kompania ka me motorin e kërkimit Bing dhe ofron një mjet për gjenerimin e imazheve.

Gjiganti teknologjik thotë se produktet e saj me AI nuk do të jenë të gatshëm vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Kompania krijoi programe me AI që kanë më shumë personalitete, opinione, interesa dhe janë më argëtues për të bashkëvepruar.

Në një video të publikuar në Instagram, CEO i kompanisë Meta demonstroi se si do të mund të dukej kjo teknologji.

Ai në shtëpinë e tij është i rrethuar me mjete të shumta me Inteligjencë Artificiale dhe secili prej këtyre chatbotëve ka një detyrë të caktuar. Njërin mund ta keni si trajner personal në shtëpi, tjetrin mund ta pyesni për ide gatimi, dhe një tjetër mund të pyesni gjëra të tjera. /Telegrafi/