Telegrafi

Meta: Presidenti Rugova model i mirë i largpamësisë në interesin e vendit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Meta, në një postim në Facebook, ka shkruar se ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do të kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.

Ai ka shkruar se sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. /Telegrafi/