Site icon Telegrafi

Meta pas takimit me Kurtin: Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Qeveria Kurti i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

Meta ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës, duke i uruar shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit dhe të ardhmes evropiane.

Presidenti Meta, ka deklaruar se Qeveria Kurti i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë, transmeton Telegrafi.

Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, Meta ka pohuar se duhet konkretizuar partneriteti strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal.

 

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit në Shqipëri në cilësinë e kryeministrit. Ai pritet të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /Telegrafi/

 

Exit mobile version