Site icon Telegrafi

Meta me mesazh urimi për Presidentin Biden: Shqipëria e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA-ve

Presidenti Ilir Meta uroi sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një letre urimi të postuar në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se arritjet mbresëlënëse të SHBA-së, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor.

“Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përkujtimit të udhëtimit dhe sakrificave të popullit të madh amerikan, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe begatisë. Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Meta.

Lexo po ashtu Rama uron 4 Korrikun: Dita e pavarësisë së SHBA-së në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Presidenti u shpreh se “ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë”.

“Kam kënaqësinë t’ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq. Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar! Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë”, thuhet në letrën e Metës drejtuar Presidentit Biden. /Telegrafi/

????? I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj Joseph R. Biden Jr.,

Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së…

Posted by Ilir Meta on Monday, 4 July 2022

 

Exit mobile version