Site icon Telegrafi

Meta: Kosova ta ratifikojë demarkacionin e Specialja të mos pengohet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur sot për çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për atë të Gjykatës Speciale.

Në një takim me ambasadorë në Tiranë, Meta ka komentuar edhe rreth vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut, dhe rreth dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Sipas BalkanWeb, i pari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë të enjten se qytetarët e Kosovës meritojnë të gëzojnë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Ai ka shprehur optimizëm se autoritetet kosovare do të tregojnë përgjegjësinë e duhur për ta përmbyllur demarkacionin.

”Qytetarët e saj meritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri për të ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë”, është shprehur Meta.

Teksa ka folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se pret që Kosova do të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj për sundimin e ligjit.

Exit mobile version