Opozita dhe mazhoranca mesa duket kanë arritur konsensusin për të miratuar sot draftin e Reformës në Drejtësi.
Pas disa orë negociatash në Kryesinë e Kuvendit mes tre partive politike dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, ka qenë vetë kreu i këtij institucioni, Ilir Meta që ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes.
“Falenderoj Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD-së Basha dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Marrëveshja shenjë pjekurie dhe bashkimi. Të formatizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, shkruan Meta. Ndërkohë që tashmë pritet të mblidhet edhe komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi për të kaluar draftin me dakortësi të plotë të anëtarëve të tij dhe më pas për ta votuar në seancë plenare.