Site icon Telegrafi

Meta: Inkurajoj të gjitha forcat politike në Maqedoni për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zoti Ilir Meta shprehu shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoi të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë,” theksoi ai.

Exit mobile version