Site icon Telegrafi

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ish- presidenti i Shqipërisë, Meta ka shpërndarë në rrjetin social urimin e Prindonit – bashkëshortit të Vjosa Osmanit, i cili e quan shtylla e familjes, duke i thënë se Vjosa nuk është vetëm shtylla e familjes së saj, duke nënkuptuar rolin e saj tepër të rëndësishëm si presidente dhe atë çfarë ajo përfaqëson ndër shqiptarë.

“Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon! Edhe 100 Presidentes të Kosovës dhe vetëm pranveroftë për familjen tuaj të mrekullueshme dhe për një të ardhme të lumtur për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Meta në një postim në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version