Meta ka fituar një padi e cila e rrëzon vendimin e mëparshëm të gjykatës që e ndalonte përdorimin e emrit të kompanisë në Brazil për shkak të ngatërrimit me një kompani tjetër.
Gjigantit teknologjik të Mark Zuckerberg në fund të shkurtit iu ndalua të përdorte emrin e saj në Brazil brenda 30 ditëve.
Kjo pasi një ofrues brazilian i shërbimeve kompjuterike argumentoi se tashmë zotëronte po të njëjtin emër dhe si rezultat i kompanisë amerikane ishte cituar gabimisht në 100 padi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë, braziliani Meta tha se zotëron të drejtat e emrit në Brazil, duke shtuar se besonte që ligji duhet të ndiqet “pavarësisht nga vendimet e kompanive teknologjike që duan të operojnë aty”.
Edhe pse gjyqi u fitua nga kompania amerikane të cilës iu lejua përdorimi i emrit, vendimi ende mund të ndryshojë.
Ndryshe, Meta amerikane e quajtur më parë Facebook, e ndryshoi emrin e saj në vitin 2021. /Telegrafi/