Telegrafi

Meta firmos një dekret, paralajmëron edhe atë për shpërndarjen e Parlamentit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur gjatë manifestimit që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, dekretin kundër për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e Parlamentit.

Gjatë tubimit të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe faktorit ndërkombëtar.

“Zëri i popullit, Zëri i zotit. Presidenti i popullit ‘kuq e zi’ ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat ndërkombëtarë mafioze që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj. Neni dy i kushtetutës që ju e votuat në referendum në 22 nëntor ’98, thotë se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”, tha Meta para protestuesve. /tvklan/